Ministria e Bujqësisë flet për situatën pas reshjeve intensive

Në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ishte i ftuar Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, i cili foli për situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit dhe pasojat e tyre në bujqësi.

Gjatë fjalës së tij, Guri u ndal te gjendja aktuale në vend, menaxhimi i ujërave dhe digave, si dhe masat që po merren nga institucionet për mbështetjen e fermerëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

Ai theksoi se situata u krijua si pasojë e kushteve atmosferike anormale, pasi brenda një periudhe 3–4 ditore ka rënë rreth një e katërta e reshjeve vjetore mesatare të zonës perëndimore të Shqipërisë.

Sipas tij kjo sasi e lartë reshjesh ka sjellë problematika të shtuara, veçanërisht në sistemin e ujërave kulluese, duke ndikuar në përmbytjen e tokave bujqësore në disa zona.

 

EMISIONET