A po i priten “Fijet” krimit? Heqja e kamerave të paligjshme, a është fushatë propagande? “Flet” Policia e Shtetit

Gjatë këtyre diteve policia ka ndërmarrë një aksion të shtrirë në të gjithë vendin duke hequr kamerat e vendosura në mënyrë të paligjshme në zona të caktuara në qyteteve të ndryshme, ku sipas policisë janë vendosur nga eksponentë dhe familjarë të personave me precedentë penalë.

Por cilat janë arsyet që çuan në këtë masë të tyren?

Për të mësuar më shumë lidhur me këtë operacion, në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ishte i ftuar Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Policinë e Shtetit, Gent Mullai.

Ai tha se gjatë këtij aksioni policor janë hequr 451 kamera, ndërsa ka nisur hetimi për 81 persona.

“Në këto kamera ka dhe nga ato pa zot. Por pavarësisht kësaj, qëllimi është që ne t’i eliminojmë këto kamera të cilat mund t’i shërbejnë personave me precedentë penalë.

Ndërsa për perosnat në hetim, disa prej tyre janë me precedentë penalë, ka dhe nga ato që nuk kanë lidhje me krimin, por kanë monitoruar bizneset e tyre.

Operacioni ka qenë shumë i suksesshëm dhe ka dëshmuar një bashkëpunim të mirë edhe me Prokurorinë.

Aksioni i policisë është edhe keqinterpretuar, pasi ne nuk po heqim kamerat e bizneseve”, u shpreh ndër të tjera, ftuar Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Policinë e Shtetit Gent Mulla.

EMISIONET