‘6 marsi’, nesër mbahen primaret në Durrës, ja ku do të zhvillohet procesi i votimit
Ditën e nesërme do të zhvillohen procesi i votimit për përzgjedhjen e kandidaturës për kryetar bashkie në Durrës.
Procesi i votimit do të mbahet nga ora 08:00 deri në 17:00, në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu "
“Ju njoftojmë se nesër, datë 30 Janar, nga ora 08:00 deri në 17:00, në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu " zhvillohet e procesi i votimit për përzgjedhjen e kandidaturës më të mirë të ardhur nga propozimet e bazës, për Bashkinë Durrës.”
Gjithashtu sipas njoftimit që ka bërë dhe Komisioni i Rithemelimit të PD nesër do të mbahen primaret dhe në 5 bashkitë e vendit.