2 të zhdukurit në Sarandë, dyshohet se janë vrarë në fshatin Vrinë. “Benzi” gjendet në Himarë, i larë dhe lyer me bojë tjetër

Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, dy të zhdukurit në Sarandë prej 17 ditësh, dyshohet se janë zbuluar në fshatin Vrinë, afër zonës së Butrintit në Konispol.

Për policinë dhe prokurorinë e qytetit, ka indicie të forta se dy personat e rrembyer janë vrarë dhe trupat e tyre janë fshehur në Vrinë.

Efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Fshehtë, kanë rrethuat zonën e Vrinës.Ndërsa komisariati i Sarandës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vlorë, shoqëruan dhjetëra persona.

Mes personave të shoqëruar është dhe një individ që ka informacion mbi fatin e dy të zhdukurve Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori.

Ky person momentalisht ndodhet në ambjentet e Policisë Sarandë, ku fillimisht ka treguar se dy të zhdukurit janë ekzekutuar në fshatin Vrinë.

Po rrëfimin e tij para policisë ai e ka ndërprerë, duke mos pranuar të tregojë vendin e saktë, ku janë fshehur trupat e pajetë.

Ndërkohë policia e Vlorës, ka mundur të zbulojë në fshatin Nivicë të Himarës dhe Benz-Mercedezin,që u përdor për marjen peng të njërit prej të zhdukurve, Fatmir Sulovarit.

Benzi është zbuluar në ambjentet e një magazinë, ndërkohë që ishte larë në lavazh dhe lyer i gjithi me bojë tjetër, e ndryshme nga ajo e para.

Kjo ishte kryer me qëllim që policia të mos kishte mundësi të binte në gjurmët e makinës dhemë pas të autorëve.

Brenda në makinë përmes vëzhgimit me sy të lirë nga policia, nuk janë gjendur njolla gjaku.

Ndërsa ekspertë të mirëfilltë nga Tirana, do ekzaminojnë makinës për gjurmë biologjike dhe daktiloskopike.

Zbulimi i makinës vjen vetëm pak orë pas protestës që zhvilluan para komisariatit Sarandë, familjarët e Fatmir Sulovarit.

Mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan.

Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Tiranë.

Shpresat e policisë dhe prokurorisë për gjetjen e trupave, janë tek bashkëpunimi i njërit prej personave që po mbahet i shoqëruar, i cili ka refuzuar të flasë megjithëse është një individ që ka informacion të detajuar.

Të dy personat e zhdukur kushin një të kaluar kriminale, që nga periudha e vitit 1997 e deti më tani, duke u përfshirë si protagonistë në disa vepra penale.

2 të zhdukurit në Sarandë, dyshohet se janë vrarë

elton qyno fatmir sulovari leonard thodhori

EMISIONET