"Veliaj, po na bie tavani!" Familja Qejaha në Vaqarr kërkon ndihmë për shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti
Kjo është një prej shumë shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Vaqarrit.
Mbi kokë kanë një strehë por tavani rrezikon ti zërë poshtë e muret e plasaritura nuk japin garanci.
Këtu jeton familja Qehaja me 4 anëtarë. Vetëm të afërmit u kanë dhënë aq ndihmë sa mundeshin.
Ballkonin ua kanë sajuar si dhomë për të gatuar ndërsa nga Bashkia askush nuk u ka ardhur në derë.
"Nga shtatori në nëntor më ka dëmtuar tërmeti tre dhoma. Muret e hapura komplet i ka riparuar burri, çatinë. Familjarët më kanë ndihmuar se kjo dhomë ka qenë ballkon. Dhe për këtë më kanë bërë fjalë."
Për tu ushqyer marrin asistencë pasi kryefamiljari është invalid dhe në bazë të këtij statusi i takojnë 3600 lekë në muaj, shumë e cila nuk përballon asnjë faturë apo nevojë jetese.
"Vetë invalide prej 9 vitesh, ma kanë ndërprerë me 1 tetor. Burri merr ndihmë ekonomike 3600 lekë. Dy fëmijë i kam nën moshën 18 vjeç."
Përveçse nuk kanë strehë të sigurt u mungon dhe rruga, të cilën e kanë lënë të papërfunduar pavarësisht projektit të financuar.
Në Vaqarr familja Qehaja nuk është e vetme që jeton në këto kushte. Fqinjët dhe banorët e këtij fshati janë në të njëjtën gjëndje si gjithë zona periferike e Tiranë.
Por dëmet nga tërmeti e sollën kryebashkiakun e Tiranës në këtë zonë vetëm me premtime për të përcjellë përmes kamerave të grupit të tij të xhirimit imazhin e Qytetarit të Parë që ndihmon të pamundurit.
