Veliaj: Pas ndërhyrjes në Lazarat, do punësojmë banorët
Pogradec - Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, ka folur nga Pogradeci për Lazaratin. Pasi ka shprehur kënaqësinë për suksesin e operacionit, Veliaj shtoi se tanimë do të synohet drejt punësimit të banorëve të Lazaratit. Komenti i Ministrit u bë gjatë festimeve për ditën e liqenit të Ohrit në Pogradec.
“Ka një program, në fakt zyra e punës në Gjirokastër ka qënë e para që ka filluar punën, edhe me të rinjtë e Lazaratit. Gjykoj që ka shumë hapësira për punë të ndershme në Gjirokastër. Gjirokastra është vendi i produkteve “made in Albania”. Janë fabrikat e mëdhaja të pijeve, janë fabrikat e mëdhaja të ushqimeve, për të rinjë që duan punë të ndershme, dhe më vjen mirë që Gjirokastra ka punë.
Zyra e Punës me Programin e Nxitjes së punësimit po targeton kryesisht gratë, vajzat dhe djemtë. Gjykoj se të gjithë kemi marrë një leksion, që punë pa meritë dhe punë duke përdorur krimin për tu pasuruar shpejt janë iniciativa pa duk. Ajo që ka duk është puna e ndershme, ashtu si puna e ndershme që pamë sot këtu në Pogradec” – u shpreh Veliaj.
