Veliaj me të rinjtë: S'do përdor fjalë fyesë, të luftojmë gjuhën e urrejtjes
Kandidati i Partisë Socialistë për Tiranën, Erion Veliaj premtoi publikisht se gjatë fushatës elektorale për kryetar bashkie, nuk do të përdorë kurrë asnjë fjalë fyese, ndërsa theksoi se gjuha e urrejtjes dhe e helmit duhet luftuar.
Erion Veliaj: E bëj një premtim publik sot para jush. Unë gjuhën e helmit dhe të baltës nuk kam për ta përdorur kurrë sepse besoj që shumica e shqiptarëve nuk e pranojnë. Një pakt që ne duhet ta bëjmë me njëri-tjetrin është që kudo që të angazhohemi ne duhet të luftojmë këtë gjuhën e urrjetjes. Jemi shumë pak për tu ndarë, vendi ynë është shumë i vogël, ndaj dhe besoj se secili prej nesh duhet t'i premtojë se do jemi agjente pozitive ne shoqeri. Aty ku ka baltë ne do hedhim mjaltë.
Erjon Veliaj ndërsa zhvilloi takimin e fundit me të rinjtë si Ministër i Rinisë dhe i Mirëqenies Sociale, u kërkoi të rinjve që pavarësisht bindjeve politike, të kërkojnë nga kandidatët për kryetar bashkie rikthimin e hapësirave publike në qytetet ku jetojnë.
Erion Veliaj: Do të doja që secili prej jush, pavarësisht si votoni dhe pavarësisht cfarë mendoni, cfarë bindjesh politike keni të kërkoni nga secilët kandidatë garanci që të kthehet hapësira publike tek publiku. Këshilla ime për ju, nuk ka rëndësi nëse ju shajnë apo ju duan, rëndësi ka mos ju injorojnë nëse bëni një aksion publik. Ndaj nëse ëndërroni për një jetë publike filloni të mendoni si do më zëvendësoni mua, asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Vetëm se kam një porosi, nëse e keni këtë passion duhet ta merrni vendimin sot qoftë nëse doni të bëheni kryeministri i ardhshëm, presidenti i ardhshëm, atë vendim dueht ta merrni sot. Nëse mendoni se do ta shtyni për nesër, ajo e nesërmja mund të mos vijë kurrë.
Ministri Veliaj ka prezantuar planin kombëtar të veprimit për rininë, gjatë takimit në qëndrën rinore në rrugën e Kavajës. Ndërsa nuk harroi të kujtojë sherrin e bërë me Bashkinë e Tiranës për rikthimin e saj në hapsirë publike.
[caption id="attachment_497882" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Erion Veliaj takim me të rinjtë[/caption]
