Veliaj drekon në një familje në Zall-Bastar për të mësuar hallet e tyre

Veliaj drekon në një familje në Zall-Bastar për të

Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, i është rikthyer drekave me familje të kryeqytetit, duke tentuar të mësoje shqetësimet e tyre, teksa ndan tryezën me ta.

Ai ishte këtë të dielë mysafir ne familjen Koçi, e cila renditi problemet e zonës së ish-frigoriferit në Tiranë.

"Këtë rrugën këtu e kemi shtruar vullnetarisht. Në radhë të parë, legalizimet që i keni nisur, i keni nisur shumë mirë. E dyta, një shkollë. Po gjetët vend, është shumë e vështirë... Por, kemi nevojë për një kopsht, çerdhe, një ambulancë, për rrugën, ndriçimin", u shpreh qytetari.

Në përgjigje, Veliaj premtoi:

"Kemi identifikuar 246 sheshe që janë sheshe ku, ose mund të bëhet një terren sportiv, ose një qendër kulturore a rinore, ose një bibliotekë lagjeje, ose një kopësht, shkollë apo çerdhe", tha Veliaj.

Veliaj, lëshoi akuza ndaj kryebashkiakut aktual, Basha.

"Kur s'ke ndërmend të merresh me punë, merresh me parti. S'bën dot punë", tha Veliaj.

Me hërët, nga Zallbastari, lëshoi të tjera akuza për bashkinë e Tiranës që sipas tij  ka lënë 6 muaj pa bukë  personat me aftësi të kufizuar pasi nuk ka shpërndarë ndihmat ekonomike.

Veliaj i premtoi banorëve të Zallbastarit  rrugë dhe furnizim me ujë të pijshëm.

EMISIONET