Vehap Kola: Akuzat e ngritura nga mazhoranca për Bashën, u rrëzuan nga njerëzit më afër me Ramën

Vehap Kola: Akuzat e ngritura nga mazhoranca për Bashën, u

I ftuar në një intervistë në RTV Ora analisti Vehap Kola u shpreh se akuzat e ngritura ndaj Lulzim Bashës nga ana e mazhorancës janë një inskenim i qëllimshëm dhe dashakeq të cilat janë rrëzuar nga vetë njerëzit që janë afër Ramës.

Kola: Rrëzimi i akuzës në lidhje me çështjen e kasetës , doli vetë nga gjiri i mazhorancës. Dash Peza u kap me një pamje në një televizion danez dhe u detyrua të pranojë publikisht që videon ia kishte dorëzuar ai BBC. Inskenimi ka qenë i qëllimshëm dhe dashakeq dhe i pavërtetë.  Pamjet janë të ruajtura sepse janë në BBC. Pra nuk mund të fshihen më as nga OKB, as nga askush tjetër qoftë një prokurori, jo më një këshilltar ligjor siç ishte Lulzim Basha që nuk kishte të bënte me hetimet.  Arrestimi me corape ose me maskë i Komandantit të UCK Latif Gashi, ku z.Basha ishte njohur nga vetullat, e paska njohur e shoqja që ishte shumë qesharake gjithashtu, u mohua nga një nga njerëzit më të afërt të z.Rama, Baton Haxhiu.

Kola tha se  arsyet pse u bë një inskenim i tillë është për shkak se në muajt e fundit fundit  Basha ka treguar një lidership të padurueshëm për z.Rama në mënyrën sesi i qaset problemeve që po përballet vendi.

Vendi Lajme vehap kola Aktualitet akuzat ndaj bashes

EMISIONET