Varaku: Ambasadorët dështuan të zgjidhin paqësisht krizën shqiptare, Rama i poshtëroi
Analisti, Redi Varaku, thotë se ndërkombëtarët kanë dështuar në objektivin e tyre për ti dhënë zgjidhje paqësore krizës shqiptare, e cila filloi me përgjimet.
Varaku: Kanë dështuar europianët, ambasadorja amerikane që e kishte prioritet kryesor.
Në një intervistë për Rtv Ora, ai thotë se kryeministri Rama i poshtëroi Ambasadorët e vendeve më të rëndësishme përpara syve të gjithë shqiptarëve.
Varaku: Në momentin që ai shkeli marrëveshjen e 5 qershorit i poshtëroi në mënyrë ekzemplare dhe nuk e di pse duhet tu besojnë sot shqiptarët deklaratave të tyre.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana
