Pa çati mbi kokë e fukara sa s'ka më, Humbi jetën në minierë, la gruan e tre vajzat jetime.

Pa çati mbi kokë e fukara sa s'ka më, Humbi jetën

"Nuk tha asgjë vetëm mirupafshim" kujton Fatbardha fjalët e fundit me bashkëshortin e saj para se të ikte në minierë për të nxjerrë bukën e gojës.

Puna nëntokë i siguronte bukën në tryezë familjes së minatorit Fiqiri Karaj, deri të mërkurën kur kromi i mori jetën 49 vjeçarit.

Humbja e kryefamiljarit ishte akti i radhës i dramës së familjes me tre vajza që jeton në kushtet e varfërisë në periferi të Bulqizës.

"Shtëpi nuk kam, asnjë të ardhur nuk kam."

Bashkëshortja, Fatbardha tashmë duhet të bëhet nënë e babë për tre vajzat e mitura, por nuk do ta ketë të lehtë. Çatinë mbi kokë nuk e kanë të vetën.

"Gocën e dytë e kam të sëmurë, e kam me probleme dhe çdo dy muaj shkojmë në Tiranë për kontrolle dhe vizita."

49 vjecari kishte rreth një vit që kishte nisur punë si vagonist në minierën e kromit në zonën D, pasi më herët kishte punuar në minierat e Krastës.

Ditën kur humbi jetën kishte dy muaj pa u paguar, siç tregojnë familjarët.

"Më fukara nuk ka më, 3 cuca pa asnjë lloj të ardhure."

Policia e Bulqizës vuri në pranga një 61 vjeçar për aksidentin me vdekje në nëntokë.

Ky i fundit, me detyrë armator në një subjekt minerar, u arrestua sepse akuzohet se nuk ka kryer vazhdimisht kontroll të gjendjes teknike të galerisë.

Ndërsa brigadier i minierës do të hetohet në gjendje të lirë.

Fiqiri Karaj, ishte viktima e parë në miniera për vitin 2021, ku vitin e kaluar humbën jetën 5 kolegë.

Vdes në minierë baba i tre vajzave, nëntoka e Bulqizës vijon të marrë jetë

Vendi Lajme bulqize Aktualitet miniere vagonist

EMISIONET