Uzuni për kombëtaren shqiptare: Nuk dua të qëndroj thjesht në stol, dua të lërë gjurmë në histori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2020, 23:00
I ftuar në Ora Sport, mesfushori Myrto Uzuni foli për ambicien e tij në kombëtaren shqiptare.
Ai u shpreh se nuk do që të qëndrojë thjesht në stol por të lërë një gjurmë në historinë e skuadrës kuqezi.
Uzuni: Unë jam mesfushor i majtë, pas sulmuesit. Kam luajtur gjithë jetën dhe aty luaj më mirë. Ftesa e kombëtares është një ftesë e veçantë por nuk dua të qëndroj në stol. Dua që të lë gjurmë në skuadrën kombëtare.
