Ushtria në trafik droge, Kodheli: Llalla të mos flejë gjumë, heto, Imami: Avionë si në Kolumbi VIDEO
Nga foltorja e Kuvendit Ministria e Mbrotjes, Mimi Kodheli tha se opozita nuk ka asnjë provë, dhe nuk ekziston asnjë fakt për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës.
Kodheli akuzoi opozitën se me këto shpifje kërkon të mbulojë dosjet e abuzimeve dhe i kërkoi kryeprokurorit të mos flejë gjumë por të hetojë këto akuza por edhe 3 dosjet që kanë lidhje me sigurinë kombëtare.
Nga ana e tij paraardhësi, ish ministri i Mbrojtjes, Arben Imami u shpreh se në Tepelenë-Gjirokastër ulen avionë si në Kolumbi.
Kodheli: “Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt. Zero. Me përgjegjësinë time institucionale, si përfaqësuese e popullit në këtë vend, qysh prej gjysmës së shtatorit të 2013 deri më sot nuk ka rezultuar në asnjë rast dhe në asnjë zonë ushtarake të ketë një të dhënë të vetme të verifikuar në ato vende ku kanë lindur në fakt zanafilla e gjithë kësaj balte e tymnaje dhe patologjie për FA.” Kjo është deklarata e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli sot nga foltorja e Kuvendit.
"Nëse shqetësimi buron se çfarë mund të ketë ndodhur para shtatorit 2013, në mars apo tetor kur ju qeverisnit, kjo është çështje tjetër dhe për këtë duhet të na japë përgjigje ndonjë organ hetimi. As unë e as Ministria e Mbrojtjes.
Nuk ka asnjë shërbim partner që të ketë bërë me dije një provë të vetme, qoftë dhe një dyshim, për këtë veprimtari ekstremisht kriminale për të cilin ju keni një javë që drejtoni FA. Ju e dini mirë që ky vend është i NATO-s ku kanë marrë vesh derisa janë paguar në dorë për ushtarët që shkonin në Afganistan.
Apo për të marrë në mënyrë të paligjshjme mjetet e përgjimit të opozitës, apo si janë zëvendësuar hardisqet e aparaturës.
Merreni me qetësi siç këshillon kryetari i kuvendit dhe mos e zhvilloni shumë fantazinë tuaj deri në këto nivele marramendëse vetëm për të çoroditur publikun pa dashur të dini se në këtë mënyrë nuk baltosni qeverinë por ushtrinë. Uroj që prokuroria të mos e ketë zënë gjumi sidomos për 3 dosje ku flitet për sigurinë komëbtare. Garantoj popullin se nuk është thjesht qeveria e interesuar që kultura e pandëshkueshmërisë përmes FA të marrë fund. Kjo akuzë duhet të hetohet në mënyrë të pavarur pavarësisht se nuk ka asnjë lloj prove. Përveç akuzës të hetohet edhe përse është hapur kjo lojë. Përtej kërkesave për të hetuar Imamin dhe kupolën e këtij dikasteri dhe hetimeve për akuzat e përsëritura këto javë kemi bërë punë shumë të mira. Pse ky vend ndenji dy muaj me radarë të prishur. Nuk keni dalë të thoni se çfarë ka ndodhur gjatë kohës që kishte errësirë në det, pse ndejnji dy vetj e ca me radarë të prishur.Flisni sa të doni nuk kam nge të merrem me biseda pa bereqet
" vazhdoi më tej Kodheli.
Imami (ne foltoren e Kuvendit): Ne Tepelenë- Gjirokastër ulen avionë si në Kolumbi : “Në 07:00 të mëngjesit zbresin avionë jo vetëm në Divjakë por edhe për rrugën Tepelenë-Gjirokastër kur ulen si në Kolumbi avioni për transport droge.
Zotërinjtë kanë informacion për uljet në Gjirokastër, Divjakë dhe Gjadër. Dhe ju themi me seriozite çfarë masash keni marrë.”
