“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin” Roth i zhgënjyer me BE: Po qëllojmë veten tonë

“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin” Roth i

Frika e ndërhyrjes së forcave jashtë Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor e ka shtyrë diplomacinë gjermane të kërkojë nga Unioni të japë sinjale pozitive për zgjerimin me vendet që po aspirojnë çeljen e negociatave.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Rooth, paralajmëron BE-në që të bëjë hapa përpara për të shmagur një gjë të tillë.

 “Po qëllojmë veten tonë në këmbë. Çdo hezitim i mëtejshëm i BE-së do të kuptohet si dobësi në botë, ku po rritet autoritarizmi dhe  demokracia po shtypet gjithnjë e më shumë.”

Revista gjermane "Handelsblatt" nënvizon se fuqi të tilla si Rusia, Kina and Turqia janë të interesuara në rajonin, dhe në Bruksel dhe Berlin kanë frikë se interesat politikë dhe ekonomikë të forcave jashtë BE-së mund të ngadalësojnë më tej rrugën tashmë të gjatë drejt një sundimi më të madh të ligjit, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Roth nuk fsheh zhgënjimin që gjatë presidencës gjermane të BE-së, nuk pa përparim në integrimin evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pyetje nuk është asgjë më pak se kredibiliteti i jonë. Sepse paqja dhe stabiliteti rajonal në Ballkanin Perëndimor janë të një rëndësie kryesore strategjike për të gjithë Evropën dhe për fqinjësinë e afërt.“

Rajoni Bota Lajme Europa michael roth ballkani perendimor

EMISIONET