Ukrainë, tensionohet situata në Donjeck, patrullojnë trupa të armatosura

Ukrainë, tensionohet situata në Donjeck, patrullojnë trupa

Një karvan me milici të armatosur është filmuar duke patrulluar në rrugët dhe në lagjet më të banuara në Donjeck.

Një video amatore është filmuar nga qytetarët në lindje të Ukrainës, duke shtuar edhe një herë  tensionet në kufirin lindor mes Rusisë dhe Ukrainës, pas luftës nga ajri për të rimarrë kontrollin e aeroportit, ku humbën jetën 50 separatistë pro-rusë.

E pavarësisht kësaj ngjarjeje, militantët rusë nuk heqin dorë nga vendosja e barrikadave në rrugët kryesore të vendit.

Orët e fundit nuk ka patur përleshje të armatosura vetëm në Donjetsk por edhe në Luhansk, ku garda kombëtare po patrullon ndërtesat dhe rrugët kryesore.

Sipas INTERFAX, separatistët pro-rusë në lindje kanë pranuar se ende mbajnë peng 4 vëzhgues ndërkombëtarë të OSBE-së, të cilët pritet të lirohen së shpejti.

I vetëshpalluri kryebashkiak i Sllovianskut, Vyacheslav Ponomaryov, tha se të hënën, 26 majit pas shpalljes së fitores së Petro Poroshenko, janë kapur rob 4 vëzhgues të OSBE-së, me kombësi nga Turqia, Zvicra, Estonia dhe Danimarka.

Ai sqaroi se dihet vendi se ku ata mbahen dhe do të lirohen së shpejti. Një situatë e ngjashme u shënua edhe një muaj më parë, ku 7 observatorë të OSBE-së u mbajtën peng për një javë në Slloviansk dhe më pas u liruan pa asnjë kusht.

Situata në rajonet lindore u tensua që prej të shtunës, në prag të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në UKrainë.

E pavarësisht se kreu i ri i shtetit, Petro Poroshenko, u zotua se qeveria do të rifitojë kontrollin në lindje të vendit, seperatistë të armatosur nuk heqin dorë nga armët dhe nga trazirat.

Poroshenko tha edhe se nuk do të ketë më bisedime për të rivendosur paqen por edhe asgjë konkrete  nuk është bërë në terren.

/nzh/oranews online/

EMISIONET