Uji i ndotur në Bulqizë, problem furnizimi me ujë i kopshteve të fëmijëve

Qyteti i Bulqizës vijon që të furnizohet me ujë të pijshëm të ndotur. Amortizimi i tubacionit ka bërë që të përzihen ujërat e bardha me të zezat, çka kanë rezultuar fatale për shëndetin e qytetarëve. Problem aktualisht mbeten kopshtet, të cilat po furnizohen me ujë të turbullt duke rrezikuar seriozisht shëndetin e fëmijëve.

Tubacionet e amortizuara kanë bërë që uji i pijshëm në qytetin e Bulqizës të rrezikojë seriozisht shëndetin e fëmijëve.

Përzierja e ujrave të bardha me ato të zezat ka bërë që shumë prej banorëve, kryesisht fëmijë dhe të moshuar, të përfundojnë në spitale.

Përgjegjësja e kopshtit nr.2 në Bulqizë shprehet se po furnizohen me ujë të turbullt dhe për këtë i kanë kërkuar Bashkisë që të marrë sa më parë masa për të stabilizuar gjendjen dhe për të bërë analizat e higjenës.

Shazie Basha: Kemi pasur probleme, ka dy javë që ka ardhur uji me ranishte.Kjo vjen për arsye të tubacioneve që mund të jetë amortizuar.

Sipas banorëve problemet me ujin e pijshëm në këtë qytet vijojnë prej disa vitesh.

“Kemi pasur shumë probleme. Qyteti nuk ka ujë vazhdimisht, uji ka ardhur i ndotur dhe ka raste që kanë shkuar në spital. Uji jo i mirë. Na patën thënë që do ketë ujë 24 orë, po këtu ka raste që nuk ka dhe 2 orë ujë.

Jashtë kameras ata shprehen se furnizimi me ujë është vetëm 2 orë në ditë.

uji i ndotur

 

/Oranews.tv/

EMISIONET