U vranë dhe u copëtuan në 4 valixhe, autoritetet italiane kërkojnë shtëpinë "fantazmë" të çiftit shqiptar
Zbulohen detaje të reja nga vrasja makabre e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, të copëtuar në 4 valixhe.
Ekziston një shtëpi e dytë, përveç asaj në Pantano, e cila mund të ketë ketë lidhje me zhdukjen e bashkëshortëve shqiptarë, kufomat e të cilëve u gjetën pranë burgut Sollicciano.
Lexo edhe:
Itali: Vrasja e çiftit Pasho, ditën kur djali i tyre doli nga burgu, atë ditë u zhdukën 40 mijë euro
Sipas mediave italiane, shtëpia në fjalë, ndodhet në Novoli.
Në këtë apartament “fantazmë”, çifti shqiptar mund të ketë jetuar gjatë qëndrimit në shtetin apenin.
Shpëtimi dhe Teuta mund të kenë qëndruar atje që nga mbërritja e tyre dhe jo në Pantano, në apartamentin e Elonës, ish-partnerja e djalit të tyre Taulantit.
“Çifti ishte në zonën e Novolit. Më 2 nëntor ajo drekoi me partnerin e saj, vetëm, në shtëpinë e tyre në via del Pantano ku jetonin”, ka thënë për "Repubblica" avokati i Elonës, vajzës së çiftit.
Banesa në Novoli, nëse konfirmohet, do të luante një rol vendimtar, mund të ishte gjithashtu skena e krimit dhe madje edhe vendi ku ishin fshehur kufomat për tre vjet, përpara se të përfundonin të futur nëpër valixhe në afërsi të superstradës, shpjegon "La Repubblica".
Lexo edhe:
Detaje të reja nga krimi makabër/ Çifti Pasho u vra teksa ishte në pizhama
