U masakrua nga i shoqi një muaj më parë, humbet fëmijën
Pas një muaji trajtim në spital, Rudina Iljazi, nuk ka mundur të sigurojë vazhdimësinë e shtatëzanisë, duke kryer një abort spontan.
30 vjecarja përfundoi në spitalin e Korcës një muaj më parë si pasojë e dhunës së bashkëshortit të saj, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale pas plagëve të marra.
Ngjarja në fjalë ndodhi paraditen e 12 dhjetorit, kur 34-vjeçari Olsi Iljazi sulmoi bashkëshorten e tij Rudina Iljazi 4 muajshe shtatzënë me sende të forta, e cila që prej 5 ditësh gjendej në shtëpinë e prindërve të saj për shkak të një konflikti familjar, që kishte ndodhur mes tyre.
Megjithatë, pavarësisht kësaj mjekët ishin shprehur se foshnja nuk ka pesuar dëmtime dhe nuk paraqet rrezik për jetën.
Nderkaq Olsi Iljazi ndodhet nën masën e sigurisë burg pa afat, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Korçës.
Gjatë kësaj kohë, ai është trajtuar me ndihmë mjekësore, pasi tentoi vetëvrasjen në ambientet e paraburgimit por pavarësisht nga akti i kryer prej tij, duke reflektuar kështu pendesën e vet. Megjithatë nga ana e bashkëshortes u kërkua zbatimi i ligjit nga organet e drejtësisë.
