U gjet i mbytur në Vlorë një ditë më parë, viktima nga Fieri por me banim në Tiranë/ Emri
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet një ditë më parë në bregdetin e Vlorës.
Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Shytre me origjinë nga Fieri por me banim në Tiranë.
I riu, 22 vjeç, u gjet i mbytur në afërsi të Petroliferës.
‘Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar” njoftoi policia një ditë më parë.
Policia e Vlorës konfirmon se nuk ka shenja dhune në trup.
Shenjat që shihen në dorë dhe trup janë bërë nga qëndrimi prej 35 orësh i mbytur në det dhe nga përplasjet që ka pësuar trupi deri në daljen në breg.
Ora News mëson se me 3 dhjetor i riu i kishte kërkuar ndihmë tek Elvis Naçi.
Në një mesazh dërguar imamit, ai shprehej se vuante nga epilepsia dhe nga kriza të forta çdo dy ditë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
