Atentati në Fier: Hasmëria pista kryesore e vrasjes, Kastrati u ekzekutua me dy plumba

Atentati në Fier: Hasmëria pista kryesore e vrasjes, Kastrati u

Hasmësia për shkak të konflikteve të vjetra është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet për ekzekutimin e 42 vjeçarit Shkëlzen Kastrati, të hënën e 1 shkurtit 2021, në Sheq të Fierit.

Por pavarësisht veprimeve proceduriale, 24 orët e para pas ngjarjes nuk prodhuan asnjë rezultat konkret.

Ende asnjë person, nuk është vënë në pranga në cilësinë e të dyshuarit si pjesë e grupit të ekzekutorëve apo porositës i vrasjes, që për nga mënyra e realizimit, ka të dhëna se ishte e mirë organizuar.

https://youtu.be/5KF4_Hbtltc

Lamtumira
Shkëlzen Kastrati, 41-vjeçari që mbeti i vrarë në një atentat mafioz ditën e djeshme në qytetin e Fierit, u përcoll sot në orën 13.00 për në banesën e fundit.

Policia, mësohet se ka marrë në pyetje dëshmitarët okularë të krimit dhe persona të tjerë që mund të ketë dijeni për konfliktet apo veprimtarinë e 42 vjeçarit.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Inelda Vallja, pas ekzaminimit mjeko-ligjor të trupit të viktimës, rezulton se ai ka marrë dy plumba, njërin në pjesën e krahut dhe një tjetër në ballë.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë te bizneseve në këtë zonë, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. 

Autori përdori një armë automatike, tip "Scorpion", me silenciator, çka ngre dyshimet te grupi hetimor se kemi të bëjmë me vrasës profesionist.

Pas ngjarjes, autori u largua nga vendngjarja me një makinë tip “Range Rover”, me targa greke, e cila u gjet më pas e djegur në fshatin Daullas të Fierit.

Shkëlzen Kastrati u vra vetëm disa metra larg një biznesi në pronësi, ku sipas burimeve qëndronte në vazhdimësi.

Ai ishte një emër i njohur për policinë e Fierit, sikurse edhe i vëllai Kelmend Kastrati, të cilit në vitin 2016 i bënë një atentat, që sipas hetimeve të kohës kishte si motiv konfliktet për prishjen e pazarit të Drogës

Shkëlzen Kastrati është vëllai i Kelmend Kastratit. 35-vjeçarit iu bë një atentat në janar të vitit 2016.

Në atë kohë, policia raportoi se atentati ishte kryer për shkak se Kelmend Kastrati dyshohej të ishte përfshirë në një vrasje dhe një plagosje të ndodhura disa vite më parë.

Lexo edhe:

Automatik me silenciator, viktima një plumb në ballë/ Vrasësi i Shkëlzen Kastratit profesionist?

Vendi Lajme fier Kronike shkëlzen kastrati

EMISIONET