U dënua me 15 vite burg, Domart Konjari letër ambasadës franceze: GJKKO dha vendim të paprecedentë

U dënua me 15 vite burg,  Domart Konjari letër ambasadës

Domart Konjari, i dënuar nga GJKKO me 15 vite burg për vrasjen e Devi Kasmit,  i ka dërguar një letër amabasadës franceze në Shqipëri, Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe mediave.

Me anë të kësaj letre, ai synon ‘t’i vërë në dijeni këto institucione mbi shkeljet e Konventës së të Drejtave të Njeriut, shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, shkeljen e të drejtave kushtetuese, shkeljen e të drejtave procedurale dhe ligjore të kryera si nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngritjen e akuzës ashtu edhe nga ana e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjykimin e çështjes penale në ngarkim të tij.

Ai shkruan se GJKKKO dje (14 shtator), dha një vendim penal të paprecedent, vendim që sipas tij ka minuar të drejtat themelore të njeriut. Konjari deklaron se konkluzionet e avokatëve nuk u lexuan në seancën e dhënies së vendimi dhe se Gjykata dje ka ka dhënë një vendim pa praninë e tyre.

Ndërkohë ai mohon akuzën e vrasjes, duke theksuar se ndaj tij nuk është regjistruar asnjëherë një akuzë e tillë në prokurori.

“Ambasada Franceze duhet të reagojë për këto shkelje të të drejtave themelore të njeriut në dëm të Z.Domart Konjari pasi Shteti Francez e ka pajisur me Statusin e Refugjatit këtë shtetas, dhe si rrjedhojë ka për detyrë ti ofrojë një mbrojtje në bazë të Konventave Ndërkombëtare të përmendur në këtë material”, shprehet Konjari në letrën e formuluar nga avokatët.

Konjari, është marrë si i pandehur dhe është akuzuar për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve norkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” “Organizate kriminale”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lexo edhe: Akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, Domart Konjari dënohet me 15 vjet burg

U dënua me 15 vite burg, Domart Konjari letër ambasadës franceze: GJKKO dha vendim të paprecedentë by RTV ORA News on Scribd

Vendi Lajme burg Kronike leter gjkko Aktualitet domart konjari devi kasmi ambasada franceze

EMISIONET