Trupat franceze ikin nga Mali, siguria kalon në duart e sigurisë vendase

Trupat franceze ikin nga Mali, siguria kalon në duart e sigurisë

Katër muaj pasi u dërguan për të zbrapsur rebelwt islamik në veri të Malit, Franca do të nisë tërheqjen e pjesës më të madhe të trupave të saj.

Një autokolonë me 80 kamionë do të lërë bazën franceze në kryeqytetin Bamako dhe do të udhëtojë drejt Bregut të Fildishtë, ndërsa tërheqja me përmasa të vogla e rreth 4 mijë trupave franceze filloi në muajin prill.

Siguria do t'u kalojë gradualisht trupave vendase dhe një force paqeruajtëse të OKB-së, që do të vendoset në korrik, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vendit afrikan.

Ndërhyrja e Francës në Mali në janar u nxit nga islamikët rebelë që rritën kontrollin e zonave në veri dhe avancuan më tej në jug drejt Bamakos.

Militantët kishin përfituar nga gjendja e dobët e qeverisë qendrore pas një grushti shteti në muajin mars 2012 dhe paaftësia e trupave vendase për të siguruar territorin. Në qytetet e mëdha si Gao, Kidal dhe Timbuktu pushteti ra në duart e militantëve dhe ligji i rreptë islamik u vendos.

Tërheqja që nis të shtunën vjen dy ditë pasi rebelët islamikë sulmuan një bazë ushtarake dhe një minierë uraniumi të drejtuar nga franceze në Nigerin fqinj, duke vrarë 21 persona.

EMISIONET