Tritol në banesë policit të burgut, eksploziv dhe në komisaritin e Fushë-Krujës

Tritol në banesë policit të burgut, eksploziv dhe në

Shpërthimi i lëndëve plasëse në makina ,dyert e shtëpive apo edhe në oborret e komisariateve është kthyer në fenomen mjaft shqetësues për policinë e shtetit, por edhe për vetë qytetarët. Vetëm në harkun kohor të disa orëve janë shënuar dy ngjarje mjaft të rënda në Fushë-Krujë dhe në Kamëz,ku kanë shpërthyer sasi tritoli, por për fat të mirë pa shkatuar viktima.

Në oborrin e komisariatit të Fushë-Krujës rreth orës 19:00 të ditës së hënë është hedhur tritol nga jashtë,duke dëmtuar një automjet të parkuar aty. Detajet janë të pakta për këtë ngjarje, ku mësohet se janë shoqëruar disa persona, por pa identifikuar autorët.

Ngjarja tjetër është shënuar në Kamëz rreth orës 02:00 të së martës, ku në oborrin e shtëpisë së shefit të policisë së burgut të Fushë-Krujës me inicialet L.H ka shpërthyer përsëri tritol.

Dyshohet se kanë hedhur lëndë eksplozive në hyrje e derës, ku ka patur vetëm dëme materiale. Për të dyja rastet po kryhen veprimet hetimore dhe proçeduriale, ndërkohë që po punohet intesivisht për zbardhjen dhe motivet e vendosjes së lëndës eksplozive.

Për ngjarjen në Kamëz nuk po hetohet mbi pistën për shkak të detyrës,por nuk janë lënë jashtë orbitës së hetimeve edhe pistat e tjera si konfliktet qe mund të këtë patur shtetasi L.H.

EMISIONET