Tregu ushqimor në Urën Vajgurore, shqetësim për tregtimin e produkteve dhe trafikun

Tregu ushqimor në Urën Vajgurore, shqetësim për tregtimin e

Tregu ushqimor që zhvillohet një herë në javë në Bashkinë e Urës Vajgurore ne Berat, shoqerohet jo vetem me mungesen absolute te higjenes se produkteve qe shkojne per konsumatorin, por edhe me bllokimin e rrugës, duke u kthyer shkak për aksidente.

Produktet ushqimore ekspozohen ne menyre skandaloze ne mes te rruges dhe askush nuk ka nderhyre per te ndryshuar gjendjen.

Tregëtarët improvizojnë ne menyra nga me te ndryshmet mundesi për të shitur produktet e tyre, por gjithçka ofrohet mes pluhurit të rrugës, baltes dhe ndotjes qe le pas qarkullimi i automjetve.

Tregëtarët shprehen se tregu është në gjendje skandaloze, por është i vetmi vend që Bashkia ka dhene ne dispozicion per ta.

Nga ana tjeter qytetaret ankohen se nuk janë të sigurt për produktet që konsumojnë.Ky treg zhvillohet çdo fundjave, por asnje prej autoriteteve pergjegjese nuk po nderhyn per te normalizuar situaten dhe duke dhene siguri tek banoret ne ate çfare ata konsumojne.

EMISIONET