Tregtimi pa higjienë në Lushnjë, AKU asnjë masë ndaj tregjeve pa standarde
Vijon situata problematike e tregtimit të tregjeve në vend. Në Lushnjë, tregtarët shesin në rrugë, pranë kantiereve të mbetjeve dhe produktet e tyre janë të ekspozuara nga smogu u rrugës.
Situata më shqetësuese është kur tregtarët ambulantë regëtojnë peshk apo produkte me origjinë shtazore si qumështi, gjizë dhe djathtë.
Po në të njëjtin vend tregtohen fruta dhe perimet. Ekspertët e sigurisë ushqimore thonë se tregtimi pa standard dhe në kushtet ku mungon higjiena sjell pasoja në shëndetit duke shkaktuar helmime ushqimore.
Pushteti vendor dhe autoriteti kombëtar i ushqimit duhet të ndërmarrin masa për të ushtuar kontrolle e për të mos lejuar tregtime në kushte të tilla sidomos gjatë stinës së verës ku temperaturat e larta ndikojnë jo vetëm në humbjen e vlerave ushqyese por konsumimi I tyre shkakton helmim.
