Tregtimi i peshkut, vijon skandali i shitjes jashtë çdo kushti higjenik, AKU nuk vepron

Tregtimi i peshkut, vijon skandali i shitjes jashtë çdo kushti

Peshku dhe produktet e tjera ushqimore shiten ne rrugë dhe AKU nuk ka marrë asnjë masë për të frenuar veprimtari të tilla që cënojnë shëndetin e qytetarëve. Në tregun e Elbasanit, situata është mjaft problematike, pasi peshku shitet në rrugë dhe i ekspozuar ndaj kushteve atmosferike.

Vijon skandali i tregëtimit të peshkut dhe të produkteve të tjera ushqimore në rrugë dhe pa plotësuar asnjë standard të ruajtjes dhe shitjes.

Ky është tregu i Elbasanit dhe siç shihet dhe nga pamjet, peshku shitet në mes të pluhurit, pa kushtet frigoriferike dhe në qiell të hapur, terësisht i ekspozuar ndaj kushteve atmosferike.

Tregtarët nuk plotësojnë asnjë standard tregëtimit dhe inistucionet e sigurisë ushqimore nuk veprojnë pavarësisht shqetësimit të ngritur nga konsumatorët.

Qytetarët janë të pambrojtur ndaj kësaj mënyrë mesjetare të tregëtimit sepse shitja në rrugë shëndrrohet në helmim të mundshëm apo burim potencial infeksioni.

AKU nuk ushtron kontrolle, situata ka dalë jashtë kontrollit duke lënë që veprimtari të tilla informale pa plotësuar kushtet higjeno-santitare të vijojnë normalisht pa mbrojtur shëndetin e konsumatorëve.

EMISIONET