Totozani: 7 drejtues të lartë policie ushtruan dhunë, 120 policë në ndjekje penale

Totozani: 7 drejtues të lartë policie ushtruan dhunë, 120

Në një intervistë pë gazetarin Roland Qafoku, në emisionin  "Debati në Channel One", Avokati i Popullit, Igli Totozani,  analizon punën e qeverisë.

Roland Qafoku: Zoti Totozani, keni pothuajse tre vjet në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. A keni arritur ju në krye të këtij institucioni ato që keni synuar kur morët detyrën?

Igli Totozani: Në punën tonë ka dy elemente të rëndësishme: A bëri insititucioni jonë atë që unë kisha paraqitur në platformë dhe a pati suksesin e duhur puna jonë. Si institucion mendoj që ka arritur të jetë një zë i rëndësishëm në spektrin politik, ekonomik, social dhe në mbrojtje të qytetarëve që nuk kanë zë, në zgjidhjen e çështjeve individuale që shqetësojnë qytetarët.

Por, mbetet administrata publike, qeveria, parlamenti që vendosin nëse do t’i pranojnë rekomandimet e Avokatit të Popullit. Prandaj puna jonë është vështirësisht e matshme dhe varet nga ndryshimet e shumë institucioneve të tjera, por gjithsesi jam i kënaqur me arritjet e deritanishme.

Zoti Totozani, si është Shqipëria e parë në sytë e Avokatit të Popullit? Ju keni jetuar edhe jashtë vendit dhe mund të bëni një kirahasim me cilët vende ne ngjasojmë në mënyrën e funksionimit të shtetit?

Gjatë këtyre viteve të mandatit kam marrë shumë nga institucioni i Avokatit të Popullit, kam mësuar shumë sesi jetojnë shqiptarët. Më parë nuk e njihja jetën e shqiptarëve në këto përmasa që e njoh tani. Sfida më e madhe e Avokatit të Popullit janë njerëzit e vuajtur që përbëjnë shumicën e këtij vendi.

Për lidhjen shpirtërore Shqipërinë nuk e krahasoj me asnjë vend. Kam njohur shtete si Franca, Zvicra, Italia dhe nuk mund të bëj krahasime me Shqipërinë.

Shqipëria krahasohet me vende si Kosova, Serbia, Mali i Zi, pasi me to afrohen shumë në problematika. Pas dy vitesh si ju duket Shqipëria,

A jetojmë më mirë? A kemi shpresë se gjërat po rregullohen?  

Nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm, por ka vështirësi të mëdha të cilat nuk janë krijuar sot, por janë të shtrira në kohë. Ka qytete që kanë vetëm një orë ujë në ditë dhe ky nuk është problem i qeverisë së majtë apo i qeverisë së djathtë. Mendoj se shqiptarët nuk jetojnë më mirë se dy vjet më parë.

Përse mendoni se situata është e tillë? Institucionet nuk zbatojnë ligjet apo kjo qeveri nuk po na mundëson ekonomi më të mirë?

Konstatohet që ka një shtim të varfërisë. Besoj që ka një shtim ehde të papunësisë, sidomos në zonat rurale. Kjo u ka hequr shpresën shqiptarëve, duke i detyruar të largohen nga Shqipëria. A ju rezulton ju ajo që ka thënë kryeministri Rama se shumica e shqiptarëve që kanë shkuar në Gjermani janë nisur nga Greqia.

Nuk më rezulton kjo. Ne kemi patur indikacionet tona dhe për ne ky lloj emigrimi ka qenë i parashikuar. Herë opas herë kemi patur raporte të cilat i kemi bërë present institucioneve në të cilat vihej re një shtim i numrit të të varfërve dhe njerëzve me problem. Kështu që kjo valë emigracioni ishte e parashikuar për ne.

Cilat janë problemet që ka hasur Avokati i Popullit në masën e qytetarëve?

Ka probleme me grupin e personave me aftësi të përkufizuar të cilët kanë mungesë në infrastrukturë në institucionet publike, private e kudo. Vazhdon të mos zbatohet ligji që parashikon se në çdo institucion, në 24 persona i 25-ti duhet të ishte me aftësi të kufiziauarasi dhe ka probleme përfaqësimi tyre, mungesa e biletave, e të tjera. Edhe grupe të tjera kanë probleme, të persekutuarit, të internuarit, romët, pronarët, largimet nga puna, largimi nga skema e ndihmës ekonomike, dhuna ndaj grave, puna e fëmijëve, shfrytëzimi i tyre e një sërë çështjes që ua bëjnë jetën më të vështirë.

Cilat janë problemet e qeverijes së majtë në pikëvështrimin e Avokatit të Popullit?

Institucionet shtetërore kanë për detyrë të jenë neutrale dhe të mos shprehin opinione politike në punën e një politikani e një ministri dhe preferoj të jem i kujdesshëm në këtë drejtim.

Cilat janë vështirësitë të cilat keni hasur gjatë punës si Avokati i Popullit?

Ne vuajmë nga mungesa e përgjigjeve për rekomandimet tona. Nga 176 rekomandime të drejtuara në institucionet shtetërore , 59 prej tyre kanë qenë pa përgjigje. Nuk kemi marrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Energjitikës, Ministria e Çeshtjeve Sociale, e drejtuar atëherë nga Veliaj dhe Ministria e Shëndetësisë.

Një çështje për të cilën nuk kemi marrë përgjigje është shpërthimi i pusit në Marinzë dhe nga matjet e bëra rezultoi që ka pasur shfaqje të gazrave djegës e helmues. Ka pasur dhe 250 qytetarë që kanë marrë ndihmë mjekësore. Ne kemi kryer hetime dhe rekomandimi ynë ende nuk ka marrë përgjigje.

Pse nuk vepron drejtësia pas hetimeve tuaja lidhur me këto çështje?

Në rastin konkret nuk kemi hetuar individë, por gjendjen e krijuar atje dhe ka rekomandime ndaj prokurorisë për ndjekje penale ndaj zyrtarëve konkretë. Rekomandimet tona nuk janë të detyrueshme të zbatohen, por minimalisht t’u kthehet përgjigje dhe ne nuk na është kthyer.

Po për largimet masive të shqiptarëve jashtë vendit cili është qëndrimi juaj?

Kemi bërë studime në lidhje me shkaqet e emigracionit të shqiptarëve. Ne kemi pritur që kjo që ndodhi, të ndodhte, sepse ekspertët tanë gjatë vitit 2014 po ndiqnin kurbën e largimeve të shqiptarëve. Ishim të tretët në Ballkan në raport me serbët, maqedonasit, Kosovën, por trendi ishte shqetësues sepse po vinte duke u rritur. Që në vitin 2014 kemi paralajmëruar parlamentin që kjo situatë do të agravohej.

A jeni dakord që ata që largohen janë nga Greqia siç është shprehur kryeministri?

Nuk kam një shifër për këtë. Mund t’ju them që ne kemi pasur në fokus shkaqet që po i detyrojnë të ikin, por nuk kemi studiuar shkaqet e atyre që nisen nga Greqia. Ka edhe një numër të madh romësh që largohen. Ne herë pas here themi që nuk duhen larguar, por kjo hemoragji mund të ndalohet vetëm nëse kemi vullnetin të analizojmë shkqet e të marrim masat.

Cilat janë arsyet që i detyrojnë shqiptarët të lënë vendin?

Varfëria, shëndeti, problemet e komunitetit LGBT, vështirësitë e personav me aftësi të kufizuara. A kemi administratë publike siç do donim ta kishim pas 2 vjetësh të qevrisjes së kryeministrit Rama? Përsa kohë jam avokati i popullit nuk dua të jap ngjyrime politike. Ne synojmë që administrata publike ti shërbejë siç duhet qytetarit dhe kemi bërë rekomandimet e raportet tona. Do të bëjmë një raport të ri për largimet nga adimistrata, për gjendjen e administratës.

Ka patur 4099 punonjës të largur nga puna nga 2013 deri më sot. Ne kemi marrë informacionet dhe kemi konstatuar që nuk është vepruar siç duhet dhe administrata ka humbur në gjyqin me punonjësit e larguar.

Kemi bërë propozime për ngacmimin moral e seksual në punë. Është shpejt të thuhet nëse kemi administratë më të mirë, kmei një administratë që synon të perfeksionohet.

Si i vlerësoni ju aksionet ndaj atyre që kanë zbuluar me energjinë elektrike?

Ne i vlerësojmë të gjitha aksionet e qeverisë, por kemi bërë rekomandimet dhe propozimet tona. Nuk është ligjore të largohen punonjësit nga puna për shkak se nuk kanë paguar energjinë elektrike, sepse nuk parashikohet në ligj. Këtu nuk po flas pë rata që kanë vjedhur, por ata që nuk kanë paguar. Duhet të dimë zyrtarisht kush janë të varfërit dhe të gjejmë konsumatroët e cënueshëm. Ata që janë me ndihmë ekonomike duke pasur të pamundur të paguajnë, së pari pagesat e tyre të parapambetura duhet të falen. Një propozim i yni i rëndësishëm që nuk u morr parasysh kishte të bënte me ata që janë në ndihmë ekonomike. Çështja më e rëndësishme të cilës i është kushtuar tepër rëndësi është përcaktim i iminimumit të kushteve të jetesës. Mbi këtë gur ngrihet themeli i shtetit të mirëqenies sociale. Një nga defektet 25 vjeçare të qeverisjes së këtij vendi është llogaritja e minimumit jetik. Qytetarët shqiptarë duhet të marrin ato rroga, pensione, e ndihma të bazuara me një minimum jetik të përcaktuar saktë dhe të bazuara në realitetin ku jetojmë. Aktualisht 6000 persona ndodhen në burg.

Cili është mendimi i Avokatit të Popullit lidhur me këtë çështje?

Në disa pika të aksioneve do të duhej të ndiqej një politikë penale e ndryshme. Titullarët e institucioneve e përdorin fjalën burg, pa kuptuar se burgimi nuk është më sin ë konceptet mesjetare, kur shteti kishte në vetvete një elemnt hakmarrjeje, sot burgimi nuk ka më këtë concept, por është mjet e instrument riintegrues, rehabilitues i personit që kryen kundravajtje penale.

Kemi bërë një rekomandim që masa e sigurisë arrest me burg, është një masë që duhet të jetë përjashtimore, nuk duhet të jetë rregull, duhet të jetë masë vetëm kur vepra dhe autori kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kur vepra penale nuk i kalon 3 vite dënim, politika penale duhet të ndryshojë. Një problem i rëndësishem është efekti social në gjirin e familjes, e cila pëson një traumë. Nuk duhet të krijojmë mbipopullim në ambientet e burimit e paraburgimit mbi kapacitetet e infrastrukturave të shtetit shqiptar, sepse kjo sjell shkelje të të drejtave të njeriut në këto institucione. Një numër i madh të burgosurish flenë në tokë për shkak të mungesës së krevateve.

Si e vlerësoni cilësinë e punës së policisë së shtetit?

Policia është nën vëzhgimin tonë të vazhdueshëm. Ka rritje që janë për t’u vlerësuar. Është një polici që dëshiron të jetë më pranë qytetarit. Dëhira për transparencë qoftë edhe vizive ëhstë pozitive. Ekpspertët tanë janë të kënaqur me komunikimin me institucionin e avokatit të popullit. Element negative është dhuna ndaj qytetarit edhe nga punonjës policie në pozicione të larta. Kemi dy raste kur shefa policie kanë ushtruar dhunë nga nëndrejtorë qarqesh në Vlorë dhe Shkodër.

Kemi raste veprimesh arbitrare, 7 punonjës të lartë policie të rekomanduar nga Avokati i Popullit për ndjekje penale.

120 punonjës policie janë dërguar për ndjekje penale në Prokurori.

Përgjithësisht bashkëpunimi me prokurorinë ka qenë i mirë. Ka dhe probleme të tjera si shoqërime të gabuara, ka teprime.

Çfarë lloj kryeministri është Rama?

E rëndësishme është që ruajmë linjat e komunikimit dhe bëjmë maksimumin tonë. Por ëhstë ende herët që të flasim dhe duhen vite që institucionit të Avokatit të Popullit t’ i njihet vlera.

Ajo që ne bëjmë është që edhe kur nuk jemi në gjendje të zgjidhim një problem, ne i dëgjojmë njerëzit dhe së dyti kur e gjithë puna nuk arrin të ketë rezultatin e duhur ne bërtasim për hallin që ka qytetari duke e shndërruar në problem për gjithë qytetarët e tjerë.

/Oranews.tv/

 

EMISIONET