Topi: TIA jep alarmin, partitë e vjetra po shkelin ligjin mbi financimin e partive
Fryma e Re Demokratike vazhdon me intensitet takimet zgjedhore me simpatizantë dhe qytetarëtë Tiranës. Në njësinë nr. 7 të kryeqytetit, u prezantuan dy kandidatët për deputetë, Olsi Karapici dhe Armando Mosho. I pranishëm në takim kryetari Bamir Topi tha se FRD ka komunikim të natyrshëm me qytetarët dhe jo me imponim dhe kërcënim për vendin e punës siç bën partia shtet.
Duke iu referuar raportit të TIA-s z.Topi tha: “Fushata po boshatis arkën e shtetit. Alarmi i TIA-s për abuzim me financimin elektoral tregon qartë se partitë e vjetra po shkelin me të dyja këmbët ligjin mbi financimin e partive. Pas flamujve dhe dekoreve të kësaj fushate komiko-tragjike qëndrojnë fatura marramendëse miliona euro nga taksat publike të cilat përdoren për të rregulluar imazhin e rrënuar të kryeministrit”
Gjithashtu kryetari i FRD-së rikujtoi marrveshjen PD-PS për të ndryshuar kodin zgjedhor në vitin 2008, duke e quajtur një kod mafjoz që i shërben partive të vjetra për të blerë votae pushtet. Ndërsa duke folur për ngjarjen më të fundit dhunimin fizik të kandidatit Hoxha në Fier, Topi tha se FRD përbën sot njëshpresë për qytetarët dhe një panik për pushtetarët të cilët po përdorin cdomjet për të frenuar hovin e FRD-së.
Në tubimin zgjedhor me banorë të njësisë nr 4, Topi duke u ndalur në problemet që ndesh qytetari në këtë njësi bashkiake tha:
“Të gjithe e dimë se në këtë zonë niveli i papunësisë është i lartë. Kjo tregon se qeveria dhe kryeministri kanë mungesë humanizmi dhe ndjeshmërie për administrimin e një vendi me 3 milionë banorë. Edhe në këtë njësi z.Topi ftoi kryeqytetasit të bëjnë detyrën si qytetarë duke shprehur mendimin e tyre sepse parlamenti ka nevojë për ndryshim thelbësor. Shkoni të votoni që më 24 qershor të shijojmë së bashku një situatë të re për demokracinë në Shqipëri, shpreh Topi.
Në të dy tubimet zgjedhore në mbyllje të fjalës së tijkryetari i FRD u bëri thirrje banorëve të njesisë 7 dhe 4 të votojnë FRD, të shfrytëzojnë 23 qershorin dhe të mos jenë indiferentë ndaj votës sepse indiferenca ndaj saj është krim për të ardhmen e fëmijëve.
