Theu "arrestin" dhe grabiti 10 milionë lekë, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

Theu "arrestin" dhe grabiti 10 milionë lekë, arrestohet

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, (5 dhjetor 2020) në lagjen nr. 18 ku i vodhën me dhunë, pronarit të një pike këmbimi valutor, 1.000.000 lekë.

Policia e qytetit juglindor vuri në pranga njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili u kap nga Policia duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

I arrestuari, i identifikuar si Ilia Temo, 31-vjeç, është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, raporton Ora News.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 05.12.2020, në lagjen nr. 18, të qytetit të Korçës, ku dy shtetas i vodhën me dhunë shtetasit A. R., 34 vjeç, një sasi prej 1.000.000 lekë, bënë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit I. T., 31 vjeç, banues në Korçë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e veprave penale kundër rendit dhe sigurisë publike)", thotë Policia.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar veshjen që dyshohet se ky shtetas përdori në ngjarje.

“Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një celular, një palë tuta sportive dhe një xhup me kapuç, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga autori ditën e ngjarjes. Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, njofton Policia e Korçës.

Vendi Lajme policia Kronike korce Aktualitet arrestimi

EMISIONET