Tetovë, gjendet i pajetë trupi i 6-vjeçares që rezultonte e zhdukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2015, 12:16
Banorët e Shipkovicës në Maqedoni në bashkëpunim edhe me ushtrinë kanë gjetur trupin e pajetë të Rinës 6 vjeçare e cila rezulton e zhdukur që nga dita e parë e përmbytjeve në vendin fqinj.
Trupi i Rinës është gjetur nën gërmadhat tek shtëpia e kushëririt të saj, që gjendet disa shtëpi larg nga shtëpia e saj.
Ndërkohë nga përmbytjet në Tetovë humbën jetën 5 persona, qindra të tjerë u plagosën dhe mbëten të pastrehë.
