Terroristi shqiptar i Vienës pozonte me armët para se të vriste katër njerëz/ I burgosur më parë për lidhje me ISIS
Kishte pozuar me armët e tij në rrjetet sociale terroristi i Vjenës para se të kryente sulmin vrasës mbrëmjen e djeshme, treguan zyrtarët austriakë.
I riu, kujtim Fejzullai kishte postuar në Instagram me dy armët e tij që besohet se i ka përdorur bnë sulme, tha ministri i brendshëm austriak Karl Nehammer
21-vjeçari e nisi sulmin e tij rreth orës 20.00, i armatosur me automatik, pistoletë dhe hanxhar.
Ai ecte rrugëve duke plagosur rreth 20 vetë, ndërkohë që mbante një brez të rremë skploziv derisa u qëllua për vdekje nga policia në orën 20.10.
Origjina e tij është shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

