Tërmeti i 26 nëntorit, Teliti-Ramës: Nuk mbajti asnjë premtim, nuk ka propagandë që mund të fshehë të vërtetën

Drejtori i kabinetit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ka reaguar kundër kryeministrit Rama në lidhje me premtimet për tërmetin e 26 nëntorit.

ER nuk mbajti asnjë premtim.
Ai shfaqet në sheshet e ndërtimit me regjinë qëndrore të propagandës dhe sapo ai ikën nga sheshi i teatrit të propagandës largohen dhe fadromat për t’u zhvendosur në një shesh tjetër, atje ku propaganda nis shfaqjen e radhës”, ka thënë Teliti.

Teliti e ka akuzuar Kreun e Qeverisë që nuk ka mbajtur asnjë premtim, teksa shton se godinat e dëmtuara kanë mbetur vetëm në projeke 3D.

Demokrati ka vijuar duke thënë “Nuk ka propagandë dhe regji qëndrore që mund të fshehë të vërtetën”.

Vendi Edi Rama Lajme Lajmi i fundit partia demokratike Aktualitet termeti 26 nentorit dorjan teliti

EMISIONET