Vlorë: Shkon të takojë të afërmin në paraburgim me fishek arme të fshehur mes rrobave
Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës.
Teksa është futur në ambientet e paraburgimit të qytetit për të takuar familjarin e tij, gjatë kontrollit, atij i është gjetur një fishek arme gjahu e fshehur nërrobat e trupit.
''Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave pranë paraburgimit IEVP Vlorë, i është gjetur në posedim të tij një fishek arme gjahu, të cilën dyshohet se do t'ia dorëzonte një prej familjarëve të tij në këtë institucion'', thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po merr në pyetje 57-vjeçarin për të zbuluar motivet që e çuan drejt këtij veprimi.
