Tempora - Precedenti i Strasburgut me 34-vjeçarin që u dënua nga gjyqtari i zgjedhur në kundërshtim me ligjin
Më datën 1 dhjetor, vetëm 8 ditë më parë Gjykata e Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strazburgut ka dhënë vendimin final për një shtetas Islandez.
Sot kemi vendosur të sjellin konkretisht përballjen e shtetasit Guðmundur Andri Ástráðsson kundër vendit të tij.
34-vjeçari ishte ndaluar teksa udhëtonte i dehur në mjet dhe nën efektin e lëndëve narkotike.
I riu u dënua nga gjykata lokale me akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.
Por 34-vjeçari nuk ndaloi betejën e tij për të kërkuar “drejtësi” dhe e ankimoi vendimin në gjykatën e apelit.
Ai kërkoi në apel dorëheqjen e njërit prej gjyqtarëve pasi sipas tij ai ishte zgjedhur në kundërshtim me ligjin.
Kjo kërkesë nuk u pranua nga apeli, i cili la në fuqi dënimin për Ástráðssonin.
Një element mjaft i rëndësishëm e që duhet të theksohet është se sipas ligjit islandez, gjyqtarët e apelit zgjidhen nga kandidatët e propozuar nga një komision vlerësimi të cilët më pas marrin edhe certifikimin e parlamentit.
Duke mos marrë një vendim në favor të tij, 34-vjeçari, në vitin 2017 vendosi që ti drejtohet Gjykatës së Strasburgut dhe vetëm pak ditë më parë ai fitoi të drejtën e tij.
Sipas ligjit islandez, gjyqtarët e apelit do të zgjidhen nga kandidatët e propozuar nga një komision vlerësimi.
Është Ministri i Drejtësisë ai që kishte të drejtë të shtonte një ose më shumë kandidatë me kushtin që ata të plotësonin kushtet minimale.
Por Gjyqtari në fjalë, pjesë e trupit që dënoi 34-vjeçarin islandez, ishte renditur ndër të fundit për plotësimin e kushteve, por Ministri vendosi që të përzgjidhte pikërisht atë si pjesë e trupës. Ai më pas u votua në parlament dhe u bë pjesë e gjykatës.
Në vendimin e saj Gjykata e Strasburgut shkruan se i gjithë procesi i ndjekur nga drejtësia Islandeze konsiderohet si cenim të nenit 6, pika 1 e Konventës së të Drejtave të Njeriut, ku parashikohet se çdo qytetar ka të drejtë të gjykohet nga një gjykatë e krijuar me ligj.
Aktgjykimi aktual do të ketë pasoja edhe për shtetet e tjera përveç Shtetit të paditur.
Padyshim që do të lindë pyetja nëse dhe në çfarë mase vendimet e gjykatave mund të kundërshtohen në bazë të një të mete në procedurën për emërimin e një gjykatësi në një çështje të caktuar, një e metë e cila mund të ketë ndodhur shumë kohë para se çështja të mbërrinte në duart e tij.
A mund të parashikojmë se kjo çështje herët a vonë, do t’i rikthehet Gjykatës, në kuadër ose të juridiksionit të saj të diskutueshëm ose të juridiksionit këshillimor të sapo fituar?
