Trendi i ri: Super të pasurit po blejnë prona në Metaverse-in virtual, 120 mld dollarë investim

Trendi i ri: Super të pasurit po blejnë prona në Metaverse-in

Metaverse - një numër në rritje i botëve virtuale në internet ku përdoruesit jetojnë dhe luajnë - është bërë një vatër e spekulimeve për pasuritë e paluajtshme.

Investitorët po vënë bast që ai të jetë një pjesë integrale e një ndryshimi të mundshëm në mënyrën se si ne përdorim internetin -- një version i decentralizuar i quajtur Web3, për të cilin mbështetësit e tij argumentojnë se do të heqë kontrollin e internetit nga kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe do të shpërndajë fuqinë, privatësinë dhe sigurinë tek përdoruesit.

Sipas firmës së konsulencës McKinsey, korporatat, kapitalistët sipërmarrës dhe kapitali privat investuan 120 miliardë dollarë në metaverse midis janarit dhe majit 2022, më shumë se dyfishi i 57 miliardë dollarëve të investuar në 2021.

Por vlerat e pasurive të paluajtshme kanë pasur një ecuri të vështirë. Çmimet e tokës në katër platformat kryesore metaverse, The Sandbox, Decentraland, Cryptovoxels dhe Somnium Space, kanë rënë 50 deri në 80% këtë vit, sipas Winston Robson, CEO dhe bashkëthemelues i kompanisë analitike metaverse WeMeta.

Ai vuri në dukje problemet në ekonominë e botës reale dhe tregun e kriptomonedhave si kontribuues në këtë rënie.

Përtej shifrave, megjithatë, aty gjenden edhe profesione të tëra, nga arkitektët dhe projektuesit tek zhvilluesit dhe agjentët e pasurive të paluajtshme.

Dhe larg nga të qenit të izoluar në metaverse, sipërmarrjet e tyre atje tashmë po ndikojnë në botën reale.

Fillimisht, procesi i projektimit për ndërtesat metaverse është pothuajse i njëjtë si në botën reale. Një arkitekt ose projektues konsultohet me një klient dhe skicon idetë, qoftë në letër ose në kompjuter.

Pasi të bihet dakord për një dizajn, ai modelohet në 3D, duke përdorur softuer tradicional të dizajnit, por në përputhje me specifikat e projektimit të metaverses që do të popullohet (metaverse të ndryshme përdorin blloqe të ndryshme ndërtimi dhe kanë teksturë dhe gamë ngjyrash të ndryshme).

Studio kërkon një tarifë për orë për punën e saj, me disa projekte që shkojnë në qindra mijëra dollarë -- më e shtrenjta është afërsisht 500,000 dollarë për projektimin, ndërtimin dhe vendosjen e një zhvillimi në The Sandbox.

Trendi i ri: Super të pasurit po blejnë prona në Metaverse-in

EMISIONET