Irani në protesta pas vrasjes së 22-vjeçares për shaminë, mbi 30 të vrarë, 1200 të arrestuar

Irani në protesta pas vrasjes së 22-vjeçares për

Autoritetet iraniane thonë se do të kufizojnë aksesin në internet në vend derisa të rivendoset qetësia në rrugë, ndërsa protestat për vdekjen e një gruaje të re në paraburgimin e policisë së moralit tronditin Republikën Islamike.

Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë në protestë që nga vdekja javën e kaluar e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u kap në Teheran dhe u dërgua në një "qendër riedukimi", për shkak të mosmbajtjes së hixhabit.

Që nga e premtja, janë zhvilluar demonstrata në të paktën 40 qytete në mbarë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Teheran, me protestues që kërkojnë t'i jepet fund dhunës dhe diskriminimit ndaj grave, si dhe t'i jepet fund veshjes së detyrueshme të hixhabit.

Të paktën 1,200 janë arrestuar në lidhje me protestat, njoftoi të shtunën agjencia iraniane e lajmeve Tasmin e mbështetur nga shteti, duke cituar një zyrtar të sigurisë. Dhjetëra protestues thuhet se janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë.

Amnesty International tha të premten se të paktën 30 persona kanë vdekur, përfshirë katër fëmijë, ndërsa sipas mediave shtetërore Transmetimi i Republikës Islamike të Iranit, 35 persona kanë vdekur.

Demonstratat kanë parë gjithashtu gazetarë të shënjestruar nga autoritetet, me të paktën 17 të arrestuar, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, një organizatë jofitimprurëse që monitoron lirinë e shtypit.

Ndërkohë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) u ka kërkuar të gjithë njerëzve të identifikojnë protestuesit. IRCG është krahu elitar i ushtrisë iraniane që u krijua pas revolucionit të vendit në 1979.

EMISIONET