Takimi i Bashës në Vlorë shqetëson Ramën: Frenohu në fitoren imagjinare duke shkelur masat anti-Covid

Takimi i Bashës në Vlorë shqetëson Ramën: Frenohu

Takimet elektorale të Lulzim Bashës kanë shqetësuar jo pak kundërshtarin e tij politik Edi Ramën. Shfaqjet televizive të kreut të PD i rrethuar nga mbështetës të shumtë, kryesocialisti i cilëson si vatra të mundshme infektimit. Për këtë arsye nga Apollonia, ku prezantoi ekipin e kandidatëve të Fierit, Rama kishte një kërkesë të drejtpërdrejtë për Bashën.

"Dëshiroj që t'i bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës dhe opozitës që të frenohen nga dhënia e këtyre shfaqjeve absurde. Virusi nuk njeh të majtë dhe të djathtë. Të mos ushqehen me iluzionin që duke mbledhur ato tufa me dy gishta, marrin ndonjë votë më shumë."

Kryeministri nuk e sheh të arsyeshme që të kërkojë një ulje të tensioneve nga militantët partiakë, por shfrytëzon rastin që për incidentin mes mbështetësve  të PS dhe PD në Elbasan në Ditën e Verës të fajësojë drejtpërdrejtë Bashën.

"Në mes të qytetit madje në mes të një feste, pastaj bën edhe viktimën sikur u sulmove, ndërkohë që qëndron aty si provokator me montazhe skuthash dhe që s'kishte asnjë lidhje as me mua dhe asnjë tjetër."

Rama vijon strategjinë e tij për të minimizuar rolin e Lulzim Bashës si lidership i opozitës.

"Lulzim Basha nuk është një rrezik për drejtësinë, por ai fatkeqësisht mishëron rrezikun që përfaqëson ata që e kanë Lulzim Bashën një manekin të buzëqeshur në duart e tyre, Saliu, Iliri, Monika."

Ndërsa shprehet se PS do të rishikojë fashën e taksimit të pagës për t’i ardhur në ndihmë shtresës së mesme, duke akuzuar PD se me taksën e sheshtë favorizon oligarkët.

Më poshtë fjala e kryeministrit Edi Rama:

Rama: Dua ta filloj dukje shprehur keqardhje të thellë në një kohë kur të gjithë duhet të jetë të ndërgjegjshmë e mbi të gjitha ata që kanë përgjegjësi publike duhet të jenë shembull në respektimin e këtyre rregullave po bëhet një shfaqje rutinë shkelja e rregullave iskenimi i një spontaniteti duke mbledhur njerëz ngjitur e ngjitur me njëri-tjetrin medemek për të përshëndetur karvanin e fitores imagjinare atyre që pasi humbën çdo shans në të shkuarën të cilën populli ua dha për të drejtuar vendin kërkojnë një shans të ri që s'kanë për ta marrë.

S'kanë për ta marrë sepse shqiptarët nuk duan më të eksperimentojnë rikthimin e PD në pushtet dhe se të çfarë PD-je,  të një PD që është e përfaqësuar nga skuadra më e keqe më e dobët më absurde e 30 viteve. Është për të ardhur keq që ndërkohë që sfida e sfidave një sfidë edhe më e madhe sesa fushata elektorale sesa zgjedhjet sesa të gjitha partitë së bashku që është sfida e kapërcimit të hendekut hapur sot e një vit me hyrjen në Shqipëri të armikut të padukshëm po sabotohet po përçmohet po pengohet në përpjekjen e përbashkët për ta fituar thjeshtë dhe vetëm interesi politik i një pale që ka përfaqësuar përfaqëson dhe do të përfaqësojë pakicën.

Ne duhet ta këpusim zinxhirin e infektimeve. Kjo është arsyeja që po përpiqemi të garantojmë vaksina në objektivin shumë ambicioz përmes një vaksinimi masiv të rrisim shkallën e imunizimit.

I bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës dhe opozitës që të frenohen, se janë shumë dëmtuese çedukuese të pamoralshme në këtë fushë beteje ku ne jemi një dhe populli është i gjithi i interesuar sepse virusi nuk njeh të majtë dhe të djathtë asnjë nga ata dallime që janë të jetës tonë të përditshme.

Nga ana tjetër të mos ushqehet me iluzionin se duke mbledhur ata tufa me 2 gishta të marrë ndonjë votë më shumë është komplet absurde dhe dëm i madh. Paralelisht me vaksinimin rregullat duhet të respektohen dhe çdokush duhet të shtrëngojë veten në raport me ato masa që janë të thjeshta por nuk duhen shkelur.

Nuk kemi preferuar të shtrëngojmë ekonominë, mundësinë për punë të gjithë njerëzve por ama nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, përtej nevojave të jetës së përditshme në situata që faktikisht bëjnë të kundërtën e vaksinës. Besoj që ne duhet realisht të marrim një vendim shumë të qartë të gjithë bashkë, ne e kemi marrë si PS por duhet ta marrim të gjithë bashkë.

Nëse është nevoja për të zgjeruar më shumë sesa një numër shumë i kufizuar njerëzish që mund të grumbullohen sëbashku këtë nevojë ta adresojmë së bashku duke ju drejtuar autoriteteve.

Nuk më takon mua dhe nuk na takon neve ta bëjmë të vetëm këtë gjë pasi ne nuk kemi problem, mund të shkojmë deri në 25 prill me 10 veta në çdo event dhe na mjafton të mbajmë distancat dhe ka.

Por nëse është e nevoijshme mund tu drejtohemi autoriteteve por nuk mund dot të vazhdohet kështu.I ftoj të gjithë shqiptarët të mos jenë tolerant në opinionin e tyre në raport me këto shfaqje që të kujtojnë ato mitingjet pa shije të viteve '90 ku me hipur mbi makina, mblidh njerëz me dy gishta.

https://youtu.be/Lx5_hXxwXAU

Vendi Edi Rama Lajme fier lulzim basha Politikë zgjedhjet 25 prill 2021

EMISIONET