Tahiri: Kreu i SHISH, Visho Ajazi shkeli sigurinë kombëtare

Tahiri: Kreu i SHISH, Visho Ajazi shkeli sigurinë kombëtare

Në Komisionin e Sigurisë, në lidhje me çështjen e shumë debatuar të ekzistëncës së një pajisje përgjimi  në policinë e shtetit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka sulmuar kreun e SHISH, Visho Ajazi duke thënë se deklaratat e tij në Komision shekelin sigurinë.

Fakti që informacionin për këtë pajisje kreu i SHISH e ka ndarë me Presidentin dhe jo me kryeministrin, për ministrin Tahiri lidhet me cilësinë e informacionit. Tahiri deklaroi se më shumë shkelin sigurinë ato që u thanë këtu nga Drejtori i SHISH sesa shqetësimi i pavërtetë për një pajisje.

Tahiri: Sa i takon pyetjes së zotit. Qefalia, më vunë në dijeni që drejtori i SHISH ka gjykuar që një infomacion ta ndajë me Presidentin dhe jo Kryeministrin. Ndoshta ky ka qenë vlerësimi i drejtorit të SHISH për cilësinë e informacionit. Mund të ketë qenë një informacion me cilësi aq të dobët sa mund të ndahej me Presidentin por jo aq serioz sa mund të ndahej me Kryeministrin. Kjo është në vlerësimin e tij. Unë nuk kam marrë asnjë dijeni nga drejtori i SHISH për një informacion të tillë.

Nuk jam informuar nga drejtori i SHISH. Besimi i ndërsjelltë mes institucioneve do e donte që siç tha drejtori i SHISH mori një informacion dhe pastaj e vërtetoi në google se çfarë ishte pajisja. Tha dhe deputeti që e ka parë në internet. Këto janë lojëra rrjetesh sociale dhe internet dhe nuk kam kohë të merrem me to. Nuk besoj se siguria ndërtohet duke parë në google dhe internet pajisje.Nuk mund ta fsheh që do kisha preferuar që drejtori i SHISH të kërkonte informacion nga policia e shtetit apo unë si Minsitër dhe në rast se do ta vlerësonte të nevojshme mund të informonte dhe prokurorin dhe të gjithë autoritetet e tjera të larta shtetërore që në bazë të ligjit është i detyruar ti informojë. Por kjo mbetet në vlerësimin dhe çmimin e tij. Kam bindjen që Komisioni i Sigurisë do ti vlerësojë mirë ato që u thanë këtu nga drejtori i SHISH. Unë kam bindjen që më shumë shkelin sigurinë ato që u thanë këtu nga Drejtori i SHISH sesa shqetësimi juaj i pavërtetë për një pajisje.

EMISIONET