Sulmuesi Paris pranon se shënjestra ishte “Charlie Hebdo”: E papranueshme të ripublikohen karikaturat e profetit Muhamed

Sulmuesi Paris pranon se shënjestra ishte “Charlie Hebdo”: E

Një i ri i cili sulmoi me thikë dy persona ka pranuar për policinë se  synonte qëllimisht ish-zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo.

18-vjeçari i lindur në Pakistan është duke bashkëpunuar me policinë duke pranuar se  sulmin e ka kryer për shkak të ripublikimit të karikaturave të profetit Muhamed në revistën satirike që sipas tij ishte e “papranueshme”.

Charlie Hebdo e bëri këtë ndërsa filloi një gjyq mbi sulmin islamik të vitit 2015 në revistë ku mbetën të vrarë 12 persona.

Sulmuesi mesa duket besonte se zyrat e revistës ishin akoma atje, mirëpo ato tani janë sekrete dhe askush perveç punonjësve nuk e di vendodhjen e saktë.

Dy viktimat e sulmit të së premtes nuk janë identifikuar zyrtarisht, por policia tha se ata ishin një burrë dhe një grua që punonin në kompaninë e prodhimit.

Bota Lajme charlie hebdo sulmi paris profeti muhamed

EMISIONET