Sulmi në xhami, kreu i KMSH: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja që lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani

Sulmi në xhami, kreu i KMSH: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak minuta më parë në xhaminë "Dine Hoxha" në Tiranë, ku një 34-vjeçar, i identifikuar si Rudolf Nikolli, plagosi me thikë 5 besimtarë myslimanë, reagon kryetari i KMSH, Bujar Spahiu.

Spahiu i kërkon organeve përkatëse të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e cila lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani.

Kryetari I KMSH: U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.

Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Përsoni është në duart e forcave të rendit.

Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.

Lexo edhe: Sulmi tek xhamia/ Imami Ahmed Kalaja: Sulmoi besimtarët që po adhuronin Zotin, shpresojmë që mos të ketë qenë akt terrorist

Të plagosur nga sulmi mbetën:

Donald Koçi, rreth 35 vjeç,
Saba Peposhi, rreth 22 vjeç,
Mariglen Konja, rreth 24 vjeç,
Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç
Anri Tola, rreth 23 vjeç

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike thike Aktualitet sulmi KMSH bujar spahiu dine hoxha

EMISIONET