Sulmi ndaj Ora News, reagon Berisha: Televizioni nuk u ble dhe nuk u shit te Rama dhe Veliaj, Ylli Ndroqi të bëjë publike bisedën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar rëndë sulmin që po i bëhet nga kryebashkiaku Erion Veliaj televizionit Ora News. Berisha ka thënë se Ora News po sulmohen për shkak të qëndrimeve të pavarura dhe sepse nuk pranoi të shitet dhe të blihet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ai ka vijuar më tej duke i kërkuar presidentit të Yldon Media Group që të bëjë publike disa biseda me kryeministrin Edi Rama.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar rëndë sulmin që po i bëhet nga kryebashkiaku Erion Veliaj televizionit Ora News.
Berisha ka thënë se Ora News po sulmohen për shkak të qëndrimeve të pavarura dhe sepse nuk pranoi të shitet dhe të blihet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Ai ka vijuar më tej duke i kërkuar presidentit të Yldon Media Group që të bëjë publike disa biseda me kryeministrin Edi Rama.
Sali Berisha: Qëndrimet ndaj Ora News janë të diktuara tërësisht nga politika editoriale e gazetarëve dhe të drejtuesve të Ora News. Le të marrim pronarin, ka një problem këtu. Unë e ftoj atë të nxjerrë dhe të bëjë publike bisedën me Edi Ramën për një port që të marrin vesh shqiptarët të vërtetën se kush është Edi Rama. Nuk duhet të heshtë z. Ndroqi, se në atë bisedë ka pasur edhe ngërçe të tjera. Ua them unë me përgjegjësi të plotë. Nuk është bisedë midis dy vetëve, ndaj është e domosdoshme të bëhet transparencë për të gjitha këto marrëdhënie. Ylli Ndroqi ka 15 vite që drejton një institucion mediatik dhe kur ky televizion nuk pranoi që të shitet dhe të blihet nga Rama dhe Veliaj, atëherë ai u konfiskua dhe u vendos në një rrethim policor për t’ju bërë presion gazetarëve, të cilin unë e kam dënuar dhe e dënoj. Ka vetëm një qëllim, që t’i rezervojë këtij televizioni fatin e Agon Channel. Por jam i sigurt që do të marrë përgjigjen që mori nga Agon Channel.
Ligjet tregtare janë ligje tregtare. Ligjet e mediave janë ligje mediesh. Ndaj nuk ka qëndrim tjetër të Edvin Ramës përveç urrejtjes që ka për faktin e qëndrimit të pavarur, kritik të stafit të Ora News.
Lexo dhe: Berisha: Po preku votën, Rama do të marrë 20 shkurtin si baballarët e tij!
Intervista në studio për gazetarin Arndold Kariqi, përgatiti për online Tea Islamaj.
