Sulmi ndaj hotelit në Tushemisht, 30 ditë burg për Mariglen Topuzin, avokati: Ka qenë në qytet tjetër

Mariglen Topuzi, një nga autorët e e atentatit ndaj hotelit në Tushemisht ku u qëllua me 100 plumba, është lënë në burg me afat 30 ditor nga Gjykata e Korçës.

Ndërkohë, avokati i tij Nevzat Tarelli, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Topuzit, pasi sipas tij nuk ka asnjë provë.

Ai ka deklaruar se ekzistojnë prova dhe pamje filmike, se Topuzi ka qenë diku tjetër në momentin e ngjarjes.

Nevzat Tarelli: Une i kerkova gjykates te shpalle te paligjshem arrestin ne flagrance dhe lirimin e menjehershem te klientit tim,ne mungese te plote te provave qe e implikojne ne ngjarjen e dates 8 gusht. I vura ne dispozicion prokurorise dhe gjykates prova shkresore dhe filmike,te cilat provojne se Topuzi ne episodin e pare ndaj Hotel Volorekes ka qene ne Golem.

Ndersa ne daten 8 gusht,me deshmi dhe prova filmike,provohet qe i dyshuari ndodhej ne banese. Sipas avokatit prej ores 15 te dates 7 gusht dhe mengjesin e dates 8 gusht,kur u rregjistrua ngjarja Mariglen Topuzi ka qene ne shtepine e tij. Topuzi ne daten 7 ka qene ne nje varrim ne Bucimas dhe prej atij momenti nuk ka dale nga shtepia,pasi kishte nenen e semure. Seanca ,e cila zgjati 2 ore dhe sipas avokatit u shoqerua me debate te ashpra mes paleve ne proces.

Mariglen Topuzi ka mbajtur qendrim mohues ndaj akuzave duke mos pranuar perfshirjen ne ngjarje. Sipas tij,ai u arrestua vetem per shkak te konfliktit qe ka pasur me pronarin e hotelit nje vit me pare, për te cilin ka vuajtur denimin. ai e quajti veten viktime.

Sipas avokatit prokuroria nuk ka prova por vetem indicie. Procesi eshte i paragjykuar dhe veprimet e policise te nxituara.

Mësohet se prokurori i çështjes ka kërkuar arrest me burg, ndërsa gjyqtari është tërhequr për vendim.

Mariglen Topuzi u arrestua më 9 gusht, pasi u identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Paraditen e sotme (12 gusht), u arrestuan edhe organizatori e bashkëpunëtorët e tjerë që morën pjesë në këtë ngjarje.

Vendi Lajme Kronike sulmi ne tushemisht

EMISIONET