Sulmi me armë i familjes Metaliaj në Tropojë, arrestohet Petrit Byberi
Tiranë- Policia e Tiranës vë në pranga një person të shpallur në kërkim, i dyshuar si i implikuar në vrasjen e Blerim Metaliaj dhe plagosjen e babait dhe vëllait me 11 gusht të këtij viti.
50-vjeçari, Petrit Byberi,(në foto; 3 djathtas) lindur në Shoshan të Tropojës dhe banues në Tiranë, u arrestua rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vangjel Noti”.
Sipas bluve ky shtetas ishte i kërkuar pasi dyshohet si i implikuar në vrasjen e shtetasit Blerim Metaliaj dhe plagosjen e shtetasit Rexhep dhe Bledar Metaliaj, ngjarje e ndodhur më datë 11.08.2014 ne qytetin e Bajram Currit.
(Në foto: Arrestimi i Byberit dhe shoqërimi i tij në polici)
Materialet në ngakim të tij ju referuan Prokurorisë për veprën penale të "Vrasje me paramendim kryer ne bashkepunim","Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".

