Suli:Në qeverisjen e PD, qiraja për godinën OSHEE ishte dyfish, tani jam shkëputur nga biznesi

Përmes një reagimi në facebook Suli thotë se "Aurora Group" kompania që ai ka drejtuar ka pasur kontratë qeraje me OSHEE-në edhe gjatë viteve të qeverisjes së PD dhe madje me qera dyfish më të lartë sesa kontrata e fundit e cituar në akuzën spekulative të bërë nga PD.

Ndërkohë që shton se në zbatim të ligjit para se të zgjidhej deputet ka shitur të gjithë aksionet dhe nuk është më pjesë e këtij biznesi.

Rakip Suli: Së pari, në zbatim të ligjit dhe Kushtetutës, unë Rakip Suli, përpara se të zgjidhesha deputet, në vitin 2013, kam bërë ndarjen e mandatit tim parlamentar me biznesin privat që kam pasur. Prej atëherë unë nuk kam aksione dhe nuk zhvilloj biznes privat, pra nuk kam asnjë konflikt ligjor me aktivitetin privat që zhvillon biznesi të cilin citon deklarata e PD.

Së dyti, në respekt të publikut dhe të së vertetës, sqaroj se biznesi që unë kam drejtuar përpara vitit 2013, (Aurora Group), ka pasur kontratë qeraje edhe gjatë viteve të qeverisjes së PD (kopja bashkëngjitur) dhe madje me qera dyfish më të lartë sesa kontrata e fundit e cituar në akuzën spekulative të bërë nga PD.

Së treti, për transparencë publike sqaroj se ne dijeninë time, qeraja që kompania "Aurora Group" ka marrë në kontratë me OSHEE është 3.5 euro / meter katrorë në muaj, qeraja më minimale në praktikat e qerasë dhe si vlerë mujore është dyfish më e ulët sesa vlera e veshjes luksoze e zyrtares së PD e cila lexoi akuzat spekulluese ndaj meje.

Së fundi, në respekt të publikut dhe integritetit parlamentar ftoj kolegët e Partisë Demokratike që përpara se të akuzojnë le të verifikojnë faktet dhe le të ushtrojë çdo instrument ligjor që ka në dispozicion për të mos lejuar të bjerë pre e informacioneve të pasakta, spekullative dhe denigruese ndaj një kolegu vetëm për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike. Unë si deputet shprehem i gatshëm ti ofroj çdo kolegu në parlament, përfshirë atyre të opozitës, çdo dokument zyrtar që vërteton deklaratën time të mësipërme, siç kërkoj nga opozita të tregojë të njëjtën sens përgjegjësie si në rastin tim ashtu edhe në raste të tjera të ngjashme.

rakipii

 

/Oranews.tv/

 

 

EMISIONET