Stadiumi, Berisha: Megavjedhja patriotike e vëllezërve Rama. Reagon Kryeministri
Edhe kjo e dielë nuk ka sheshuar replikat në distancë mes mazhorancës dhe opozitës për projektin e stadiumit te ri “Arena Kombëtare”.
Fillimisht ish-kryeministri, Sali Berisha, në një postim në fb e cilësoi atë si aferën më të madhe të korrupsionit vëllazëror Edi dhe Olsi Rama.
Berisha: “Ne nje koncesion korruptiv, ku ne gare mori pjese vetem nje kompani, pasi te tjerat nuk ishin ne Shqipëri por kishin shkuar ne zimbabve, Edi Rama njoftoi gjithnje krenarisht, vjedhjen e tij me te fundit. Ai njoftoi ndërtimin e Arenes Kombetare, investim 50 milion euro, veper e nje arkitekti italian te denuar per korrupsion nga drejtesia italiane pra i zgjedhur me kriterin baze ryshfetmarrjen, thuhet i peshkuar nga Bolino.Arena Kombëtare e korrupsionit ka si mballome edhe kullën 25 kateshe Olsi Rama, qe do ndërtohet e tera pa asnjë investim te Edit apo Olsit por ne shpërblim te koncesionit te stadiumit, per te cilin Rama tha se shteti nuk do harxhoje asnjë qindarke. Ne te vertet, rama dhe i vellai, nuk do te shpenzojne per kullen asnje qindarke kurse per stadiumin federata ndërkombëtare e futbollit i ka dhënë shtetit shqiptar 10 milone euro”.
Në përgjigje të Berishës, Rama solli në vëmendje shembjen e stadiumit britanik i Wembley-t, i cili i hapi rrugën një stadiumi modern edhe pse ishte monument kulture dhe i historisë se futbollit.
Rama: “Po “Qemal Stafa”?!I cilesuar monument kulture vetem per shkak te fasades se tribunes qendrore, nderkohe qe gjithçka ka ne pjesen tjeter eshte monument vulgariteti, degradimi, pislleku, “Qemal Stafa” nuk permbush as kushtet minimale per diten e futbollit, lere pastaj per te shtate ditet e javes”.
