ZYRTARE/ Manchester City “blindon” sulmuesin, firmos deri në 2028-n
Julian Alvarez do të qëndrojë te Manchester City. Sulmuesi argjentinas ka rinovuar kontratën me “Qytetarët”, dëshirë kjo e drejtëpërdrejtë e trajnerit Guardiola.
Alvarez ka nënshkruar një kontratë e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2028. Ai ka shënuar 5 gola dhe s’ka dhënë asnjë assist, në 20 ndeshjet e para me ekipin nga Manchesteri.
“Kam qenë shumë i kënaqur me sezonin tim të parë këtu, por më shumë mund të bëj. E di që mund të jem më mirë dhe City më ofron gjithçka që më nevojitet për të përmbushur potencialin tim”, tha lojtari.
Contract extension secured for our World Cup champion! ????????@julianalvarezzz ✍️
— Manchester City (@ManCity) March 16, 2023