Europa League, në çerekfinale kalojnë “peshat e rënda” (VIDEO)

Europa League, në çerekfinale kalojnë “peshat e

Europa League nuk dhuron zhgënjim për skuadrat favorite që kalojnë në raundin çerekfinal. Juventus, Manchester United, Sevilla dhe Feynoord kalojnë me sukses këtë raund pasi eleminuan kundështarët në 90 minutat e së enjtes së fundit përpara shortit të fazës tjetër që do të hidhet nesër në Nyon.

Juventus kaloi 2-0 edhe në Gjermani skuadrën e Freiburg me gola të Vlahovic duke u imponuar 3-0 pas dy sfidave.

Nuk hasi vështirësi as Manchester United për t’u kualifikuar mes më të mirave pasi triumfoi edhe në Sevilla ndaj Real Betis, skuadër që e kishte kaluar 1-0 në “Old Trafford”.

Surprizon Feynoord që pas barazimit të ndeshjes së parë, shkatërron 7-1 në të dytën Shakhtar Donetsk.

Ia del mbanë edhe Sevilla edhe pse u mund 1-0 nga Fenerbahce pasi fitorja 2-0 e sfidës së parë e shtyu drejt fazës tjetër.

EMISIONET