VIDEO/ Varshava në këmbët e talentit shqiptar Ernest Muçi, 30 mijë tifozë thërrasin emrin e tij pasi zëvendësohet

VIDEO/ Varshava në këmbët e talentit shqiptar Ernest Muçi,

Nata e paharrueshme! Ernest Muçi sonte ka ngritur ne kembe Varshavën dhe 30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës thërritën në kor emrin e shqiptarit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë dhe shënoi dy herë ndaj Aston Villës, duke i dhënë fitoren Legias.

Për Ernest Muçin duket se është një moment i mirë. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet te Legia e Varshavës në Poloni, sot ka shënuar 2 gola në Conference League përballë ekipit anglez Aston Villa.

I pari ka ardhhur ne pjesen e pare duke shfrytëzuar një asistim të bukur nga e djathta e sulmit dhe duke depozituar në rrjetën e mbrojtur nga portieri kampion bote, Emiliano Martinez.

Pawel Wszolek  shënoi për polakët në fillim por miqtë barazuan me anë të Palacio, deri sa Muçi shënoi golin e 2-1 por disa minuta më pas erdhi goli i Digne për miqtë. Legia e Varshavës është në grup me Aston Villa, Zrinjski dhe AZ Alkmaar.

GOLI I PARË I MUCIT – VIDEO

Ne pjesen e dyte, sulmuesi shqiptar ka shenuar edhe nje tjeter gol duke qene i pabesueshem ne nje aksion personal dhe me nje goditje bilardoje duke mposhtur per here te dyte portierin Martinez me nje diagonale kirurgjikale…

GOLI I DYTË I MUÇIT – VIDEO

Per Ernest Mucin tashme jane 7 gola mes kampionatit (3) dhe Kupave te Europes (4) kete sezon. Ai u grumbullua edhe nga trajneri Sylvinho me Shqiperine per eliminatoret e Euro 2024.

EMISIONET