VIDEO/ U largua pas 9 vitesh nga Atalanta, Gasperini prezantohet në mënyrë speciale te Roma

VIDEO/ U largua pas 9 vitesh nga Atalanta, Gasperini prezantohet në

Klubi verdhekuq pas kontakteve dhe takimeve të ditëve të fundit, ka njoftuar punësimin e ish-trajnerit të Atalantës, i cili ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Xhian Piero Gasperini është Drejtori i ri Teknik i Ekipit të Parë”, shkruhet në faqen zyrtare.

Duke njoftuar mbërritjen e trajnerit, Roma postoi edhe një video prezantimi në kanalet e tyre sociale, përveç njoftimit të zakonshëm për shtyp.

Trajneri ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me vlerë 5 milionë euro plus bonuse që rrjedhin nga kualifikimi i mundshëm në Ligën e Kampioneve dhe performanca në fushë që mund ta çojë atë në shifra shumë të larta, mbi 7 milionë në sezon.

Karriera e Gasperinit deri më tani është karakterizuar nga taktika inovative, një etikë pune dhe një aftësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar lojtarë.

Drejtuesit dhe Klaudio Ranieri janë të bindur se Gasperini është njeriu i duhur për këtë rol.

EMISIONET