VIDEO/ Ndeshje pa fitues, Tirana dhe Egnatia ndajnë pikët në “Niko Dovana”

Tirana dhe Egnatia kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Superiores.
Sfida e zhvilluar në “Niko Dovana” u zhbllokua në minutën e 16-të nga Zejnullai.
Egnatia dominoi pothuajse gjithë pjesën e parë, por në pjesën e dytë gjithcka ndryshoi për Tiranën.
Haxhiu futet në lojë në pjesën e dytë dhe menjëherë jep asist për Zharmuni, i cili rikthen baraspeshën.
Pavarësisht tentativave të skuadrave për të fituar ndeshjen, asnjëra prej tyre nuk ja doli duke e mbyllur sfidën në barazim.
Kështu bardheblutë ndalin vrullin e kampionëve të Egnatias, ndërsa vetë marrin barazimin e tretë radhazi.



